E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi në Itali, takim me Napolitanon

Kreu i shtetit shqiptare do te udhetoje ne Itali me 14 Tetor. Vizita treditore e Presidentit Topi do të fillojë me një takim zyrtar në Pallatin ‘Qurinale’ në Romë, ku do të pritet nga Presidenti italian, Xhorxho Napolitano. 

TIRANE-Presidenti Topi, i shoqëruar nga një delegacion i gjerë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali më 14 tetor. Vizita treditore e Presidentit Topi do të fillojë me një takim zyrtar në Pallatin ‘Qurinale’ në Romë, ku do të pritet nga Presidenti italian, Xhorxho Napolitano. Vizita e Topit në Itali ishte parashikuar për më herët këtë vit, por për shkak të zhvillimeve të reja politike në vend, ai e shtyu këtë vizitë. Presidenti ishte për një vizitë në Itali muajin e kaluar, ku mori pjesë në panairin e Barit, ku pati rastin të takohej dhe me Kryeministrin aktual të Italisë, Silvio Berluskoni. Më 17 tetor Topi do të përfundojë vizitën në Itali dhe brenda pak ditësh pritet të zhvillojë edhe një tjetër, kësaj here në Mal të Zi, nga datat 21-22 tetor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›