Stazhi, rrezikohen 300 studentë të Mjekësisë
Nga Esmeralda Keta
Stazhi u rrezikon shkollën 300 studentëve të fakultetit të Mjekësisë. Studentet janë shprehur të pakënaqur me mënyrën se si dekani i fakultetit po i orienton problemet e tyre
TIRANE-Studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë protestuar para rektoratit të Universitetit të Tiranës kundër vendimit të dekanatit për rikthimin e stazhit. Ata pretendojnë se dekani, Alfred Priftanji, nuk e ka mbajtur premtimin për liberalizimin e kalimit nga një vit akademik në tjetrin, duke vënë në rrezik shkollën e 300 studentëve. Pikërisht për këtë arsye, ata kanë firmosur një peticion, me anë të të cilit kanë kërkuar mbështetjen e rektorit Dhori Kule, i cili, i ka përkrahur studentët në kërkesat e tyre dhe u ka premtuar se shumë shpejt do të kenë një zgjidhje për këtë situatë të krijuar. Ndërkohë studentët protestues kanë deklaruar se nëse nuk merren në kondsideratë kërkesat e tyre, atëherë ata do të bojkotojnë auditoret.
Pretendimet
e studentëve
Stazhi u rrezikon shkollën 300 studentëve të fakultetit të Mjekësisë. Gjatë një takimi me rektorin e Universitetit të Tiranës, ata janë shprehur të pakënaqur me mënyrën se si dekani i fakultetit, Alfred Priftanji, po i orienton problemet e tyre. "Dy vjet më parë, u ra dakord që të liberalizohej kalimi nga një vit akademik në një tjetër. Që do të thotë se mund të kaloje në vitin pasardhës edhe nëse kishe 7 provime të mbartura nga vitet e mëparshme. Pikërisht kjo gjë, ishte edhe një ndër premtimet e fushatës për dekan të prof. Alfred Priftanji, i cili mori të gjitha votat e studentëve kur erdhi në këtë post. Por në të vërtetë ai nuk e mbajti këtë premtim", - është shprehur njëri prej studentëve, Klidjan Hasalami. Studentët protestues, të cilët janë pritur nga rektori, Dhori Kule, kanë deklaruar se që nga koha kur Priftanji ka ardhur në krye të fakultetit të Mjekësisë nuk ka nxjerrë asnjë rregullore për mënyrën se si do të veprohet me provimet. "Gjatë një takimi qe kemi pasur me të në qershor, ai na premtoi se nëse universiteti i Tiranës nuk nxjerr një rregullore për të gjithë fakultetet, ju do të kaloni të gjithë në vitin pasardhës, pra nuk do të ketë stazh, duke zbatuar kështu vendimin e dy viteve më parë", - shpjegojnë ata. Sipas tyre kështu është vepruar edhe gjatë sezonit të kësaj vjeshte, ku fakulteti nuk kishte përcaktuar se me sa provime të mbetura mund të shkohet në vjeshtë dhe me sa humbet vitin. "Një javë pas përfundimit të sezonit të vjeshtës, fakulteti nxjerr një vendim sipas të cilit do të kalojnë vetëm ata që kanë arritur të grumbullojnë 30 kredite, ndërkohë që në fakultetin tonë me kredite punojnë vetëm studentët e vitit të parë që janë me Kartën e Bolonjës, ndërkohë që ne nuk e kemi idenë e krediteve. Ndërsa është vendosur se nëse ke më shumë se tre provime të mbetura ngel në stazh dhe nuk mund të vazhdosh vitin pasardhës. Pikërisht për këtë arsye ne kemi zhvilluar një takim edhe me dekanin, por ai nuk i merr parasysh kërkesat tona, ndaj ne jemi të detyruar që nëse kërkesat tona nuk gjejnë një zgjidhje do të bojkotojmë mësimin, pasi janë plot 300 studentë që u rrezikohet shkolla", - i kanë deklaraur ata rektorit të UT-së, Dhori Kule, të cilët kanë shtuar se kërkesat e tyre përkrahen edhe nga një pjesë e mirë anëtarëve të këshillit shkencor të fakultetit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)