Klosi: Referendum për importin e plehrave
Intervistoi: Denis Dedej

Rama, Klosi, Gjinushi
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, njëherësh deputet i kësaj force politike, shpreh mbështetjen mbi zhvillimin e një referendumi mbarëkombëtar për një moratorium për importimin e plehrave. Në një intervistë për gazetën Shekulli, zyrtari lart socialist vlerëson se në kuadër të aksionit të PS-së që do të ndiqet për ligjin e plehrave do të kërkohet dhe votim i fshehtë në Kuvend. Për sa i përket Kongresit të PS që do të mbahet më 5 nëntor, Klosi bën të ditur se do të kërkojë sëbashku me delegatët e Qarkut të Durrësit që Edi Rama të mandatohet si kryeministër për zgjedhjet e ardhshme.
Zoti Klosi, më 5 nëntor do të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, i cili pritet të vendosë rrugën që do të ndjekë selia rozë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Çfarë do të ndodhë në këtë Kongres?
Në datën 5 nëntor ne zgjedhim forumin më të lartë të kësaj partie, që është Kongresi i PS, i cili përbëhet nga një numër i madh delegatësh që zgjidhen me parimin Një anëtar, një votë, nga drejtuesit e bashkive dhe të komunave të PS në të gjithë vendin, nga drejtuesit e njësive dhe nga të gjithë deputetët e kësaj partie. E bëra këtë shpjegim për të thënë që i gjithë ky Kongres është i zgjedhur nga vota e drejtpërsëdrejti i të gjithë qytetarëve dhe anëtarësisë së PS-së. Prandaj të gjithë delegatët që do të zgjidhen më 22 nëntor me parimin Një anëtar, një votë janë përfaqësues të drejtpërdrejt të vullnetit të PS-së në të gjithë Shqipërinë. Është e pamundur që ky vullnet të manipulohet dhe të jetë i telekomanduar sepse ata janë zgjedhur nga çdo fshat, qytetet dhe njësi ku funksionon PS. Pra është vota e drejtpërdrejtë e socialistëve që zgjedhin delegatët, të cilët janë njerëz të spikatur në zona të caktuara, njerëz që në fund të fundit, e gjithë kjo trupë prej 1600 delegatësh, do të jenë barrikada e parë e cila do të ballafaqohen me garën e zgjedhjeve të ardhshme elektorale në vitin 2013, apo kurdo ato që të ndodhin.
Që do të thotë? Si do të ndikojë ky Kongres për aksionin e mëtejshëm politik?
E them këtë sepse është shumë e rëndësishme që kjo strukturë jo vetëm të ketë detyrat e saj për vendimmarrjen më 5 nëntor, prandaj po punohet fort për të zgjedhur njerëzit më të mirë, por duhet të jetë shumë herë më e përgjegjshme që detyrat e saj do duhet të jenë në të gjithë territorin e Shqipërisë për tu ballafaquar me realitetin politik dhe keqqeverisjen e këtij vendi, për tu ballafaquar me opozicionin qeveritar, për tu ballafaquar me garën e ardhshme elektorale dhe për të dhënë atë çfarë presin atë çfarë presin më shumë se gjysma e qytetarëve shqiptarë, ndërrimin e madh të qeverisjes në garën e ardhshme parlamentare. Mendoj që këta delegatë dhe ky Kongres ka detyra shumë të mëdha përpara vetes. E them këtë sepse mendoj se nga data 5 nëntor dhe më pas PS ska asnjë ditë për të humbur, pasi duhet të përgatitet për garën e saj elektorale.
Si do të kryhet kjo përgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
Kjo përgatitje do të bëhet jo vetëm me ndryshimet që do të duhet në ndodhin në statut dhe në program, pasi edhe ato janë shumë të rëndësishme, më e rëndësishme se këto është vetë procesi, vetë diskutimi që kemi marrë me strukturat bazë të partisë. Po ashtu shumë e rëndësishme është se si do të implementohen këto vendime pas datës 5 nëntor. Ka ardhur koha që PS, ashtu siç e thotë një miku im, kryetar i PS-së në Pogradec, që të derdhet në popull. Ka ardhur koha që PS realisht të derdhet, ashtu siç kuptohet ky koncept në gjuhën shqipe. Duhet që strukturat e partisë të mos jenë të ngurta, të mos presin që njerëzit të afrohen tek ato. Struktura e partisë do të duhet të njohë çdo votues, çdo votë, qoftë kjo socialiste ose jo socialiste. Por, strukturat vetëm duke u derdhur në elektoratin socialist do të mund të njohë hallet, shqetësimet dhe po ashtu të përmbushë një detyrë shumë të madhe elektorale që do të duhet të marrë kongresi.
Në këtë Kongres do të miratohen dhe ndryshimet në statutin e PS-së. Ju jeni pjesë e këtij grupi pune për ta ndryshuar atë. Çfarë do të ndryshojë në këtë drejtim?
Për sa i përket ndryshimeve në statut, Kongresi do të duhet të jetë vendimtar për ndryshimin e strukturës së partisë, duke i dhënë asaj karakterin elektoral. E them këtë sepse është shumë e rëndësishme që forca jonë politike jo vetëm të prodhojë politikë, por që nëpërmjet të përzgjedhurve të saj të njohë realitetin në terren, të njohë problematikën e njerëzve, të njohë hallet dhe shqetësimet e tyre dhe më pas ti transformojë ato në një program të fortë elektoral për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Forca jonë politike do të duhet të shndërrohet dhe në një forcë shumë të fortë elektorale. PS vetëm duke u derdhur tek qytetarët shqiptarë do të mund të kuptojë se sa votues ka në çdo qendër votimi. Organizatat socialiste do të duhet të dinë në çdo qendër votimi se sa votues janë socialistë, se sa janë demokrat, se sa janë të lëkundur që me to mund të punohet dhe se sa janë emigrant, si edhe sa nuk i njohin fare. Vetëm duke pasur një koordinim të gjithë strukturave ne mund të bëjmë atë që duhet ta bëjë shteti shqiptar. Shteti nuk prodhon sot një strukturë reale elektorale, databeizi i zyrave të gjendjes civile është i gjithi i manipuluar.
Cila është rruga që duhet të ndiqet nga socialistët për të ardhur në pushtet?
PS ka vetë një rrugë për të ardhur në pushtet nëpërmjet garës elektorale, duke u shndërruar në një mekanizëm të fortë elektoral që të njohë çdo votues dhe të ketë një kombinim shumë të fortë ndërmjet strukturave të kësaj partie, nga zonat rurale në zonat urbane, për të njohur se ku janë votuesit. Ne sot kemi një situatë që është alarmante. Në qytetin e Durrësit megjithëse është bërë një punë shumë e madhe dhe janë evidentuar me mijëra e mijëra votues, nga 160 mijë votues që janë në qytetin e Durrësit, 50 mijë ngelen të paidentifikuar. Nuk di njeri pse ekzistojnë në listat e Bashkisë së Durrësit 50 mijë votues. Por kjo është një masakër elektorale që mund të ndodhë në çdo moment nga Ferdinand Poni. Ndaj them se për PS-në, kjo duhet të jetë një detyrë e shtruar në kongres, pasi duhet të marrë mbi vete detyrën shumë të mëdha të mbrojtjes elektorale, jo vetëm të mbrojtjes të kutisë së votimit, por edhe të përgatitjes për mbrojtjen e votës nga vjedhja përmes manipulimit të listës.
A do të ketë ndryshime të modelit struktural apo vetëm kjo do të përshtatet?
Deri më tani që flasim kemi marrë një sërë ndryshimesh të mëdha në strukturat e partisë përmes forcimit të organizatave në çdo Qendër Votimi. PS dëshmoi në zgjedhjet e fundit se ne nuk na mjafton të kemi një strukturë partie në çdo Qendër Votimi, por ta kemi atë strukturë të fortë elektorale. Kjo strukturë që do të duhet të kemi për çdo Qendër Votimi duhet të mbajë mbi vetë intelektualë, njerëz të shquar të atij komuniteti dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme, për të marrë mbi vete jo vetëm detyrën politike, por edhe të njohjes së elektoratit. Çdo gjë është klasike në strukturë. PS është e vetmja forcë politike që ngrihet nga baza në qendër. Të gjithë forcat e tjera ngrihen vetëm mbi forca individësh apo mbi urdhra padronësh politikë. Forca jonë politike ngrihet në mënyrë piramidale, kemi struktura bazë në çdo qendër votimi, pastaj kemi asamble socialiste në çdo qendër dhe komuna, kemi një strukturë të rrethit, pastaj një koordinim në nivel qarku dhe pastaj janë strukturat drejtuese të partisë. Kjo është skemë klasike kudo në