Presidenca: Fishta e Idromeno do ishin fyer. Topalli nuk ka respekt për shqipen zyrtare
Pas reagimit të Topallit, presidenca ka lëshuar një njoftim për shtyp ku thekson se Topi ka dekoruar të gjithë familjet e njohura të qytetit të Shkodrës. Në një njoftim i jepet përgjigje edhe deklaratave të kryetares së Kuvendit se flet me vetëdije në gjuhën dialektore.
Zyra e Shtypit njofton se Presidenti vlerësoi sonte të gjitha familjet e njohura e me traditë qytetarie, kulture e sportdashëse që i kanë dhënë emër Shkodrës, por edhe krenari gjithë Shqipërisë. Nisur nga deklarata e zyrës së shtypit të Kuvendit, zyra e shtypit e Presidentit shpreh bindjen se po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi, do të ndiheshin të fyer nga kush i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike e institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë, thuhet në njoftim.