Presidenti fyen Topallin per shqipen dialektore
Presidenti i Republikës Bamir Topi duket se harroi për një moment që është President i gjithë shqiptareve, duke fyer Kryetaren e Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli, për shqipen e saj dialektore veriore, shqipe që e flet më shumë se një e treta e Shqipërisë dhe një shumicë e konsiderueshme shqiptarësh, në Kosovë, Mal i Zi e diasporë.
Menjëherë pas fyerjeve publike, u përgjigj zyra e shtypit e Kryetares së Parlamentit duke nënvizuar se kryetarja Topalli flet gjuhën e Fishtës dhe gjithë korifenjve shqiptarë.
Kryetarja Topalli në reagimin e saj ka deklaruar se flet me krenari shipën më të bukur, dhe se ajo është gjuha e Fishtës, Idromenos, Migjenit, Fadil Krajës dhe Luigj Gurakuqit, por sipas Topallit, këtë gjuhë Haxhi Qamili nuk e kupton dot. Lufta për pastërtinë e shqipes midis dy shtetarëve të lartë vazhdoi dhe më tej.
Sërish Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të dërguar me sms nga zyra e tij e shtypit iu përmbajt ofendimit të parë në adresë të Kryetares së Parlamentit shqiptar.
Kjo është hera e parë që dy nga liderët kryesorë të shtetit shqiptar përfshihen në një luftë politiko leksikore, që në fakt i kalon kufijtë gjuhësore, duke hyrë në fusha të tjera të minuara që të kujtojnë fillimet e luftërave civile në shekujt e kaluar.