E Martë, 3 Nëntor 2026

Klosi: Rruga e Arbrit, premtim i mbajtur që u ka ndryshuar jetën dibranëve

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot në Dibër, një takim me gratë dhe vajzat dibrane, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Sekretari i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, që është dhe drejtuesi politik për Qarkun Dibër, në fjalën e mbajtur me këtë rast, u ndal në investimet që ka ndërmarrë qeveria në Dibër teksa evidentoi Rrugën e Arbrit një ëndërr e ka hershme e dibranëve që sot bërë realitet nga qeveria Rama.

“Rruga e Arbrit i ka ndryshuar jetën dibranëve, këtij komuniteti që tashmë lidhet më lehtë, më shpejtë dhe më me pak kosto”, tha Klosi.

Ai theksoi se ky është një investim i rëndësishëm në infrastrukturë që siç tha ai, i ndërlidhur me projektet e tjera rrugore e afron Dibrën me jugun e veriun e vendit.

“Rruga e Arbrit jo vetëm lidhet me rrugën e Bulqizës drejt Korçës, Pogradecit dhe kufirin me Greqinë, por edhe rruga që po bëhet Burrel- Rrëshen do ta lidhi Dibrën me rrugën e Kombit, për ta çuar drejt Kosovës e Malit të Zi”,  u shpreh Klosi.

Ndaj komuniteti i Dibrës, vijoi Klosi, i është mirënjohës Edi Ramës se e lidhi Dibrën me zemrën e Shqipërisë. “Gjithashtu të janë mirënjohës se e mbajte fjalën dhe për dibranët je pushtetari më fjalëmajtur, atë që thua e bën. Ne kemi besim se me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste do të hyjmë në Evropë, se Edi Rama e ka thënë dhe dibranët e besojnë se ajo do të ndodhë”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Klosi theksoi se Dibra ishte qarku i parë për regjistrimin nga diaspora, teksa evidentoi rolin e organizatës së grave socialiste.

“Organizata e grave dibrane ka qenë shumë e angazhuar dhe shumë e suksesshme dhe në këto zgjedhje ne garojmë me një ekip progresistësh dhe do fitojmë”, u shpreh Klosi.

Sipas Klosit, rezultati në qarkun e Dibrës do dalë 4 me 1 mandate për Partinë Socialiste. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›