Canaj: Uroj qe gjykimi te jete korrekt
Problemet me gjyqtaret dhe ankesat e diteve te fundit te presidenteve kundrejt bluzave te zeza nuk kane ndermend te ndalen. Edhe pse “i ka rene si nga Kina”, trajneri i Dinamos, Agim Canaj, ka prekur direkt temen e nxehte. Ai i druhet gjykimit te sotem nga Tanush Latifi dhe shqetesimin e tij e shfaq duke uruar nje gjykim korrekt per te dyja ekipet, por qe qartesisht pas ketyre fjaleve fshihet druajtja e nje arbitrimi te njeanshem: “Uroj qe takimi i neserm (sotem) te kete nje gjykim korrekt dhe te dyja palet te ndahen te kenaqura ne kete aspekt”. Me pas, njeshi i stolit blu thekson rendesine e madhe qe ka per Dinamon e tij ndeshja me Flamurtarin. Per Canajn, blute duhet te fitojne patjeter per te qendruar ne krye dhe pse jo, per te thelluar diferencen ne rast te ndonje gabimi nga ana e rivaleve direkt. “Dinamo ka bere nje kampionat te mire dhe kete do kerkojme te bejme edhe ne dy ndeshjet e fundit. Flamurtari eshte nje kundershtar i rrezikshem. Askush nuk duhet ta mendoje te lehte kete perballje, sepse mjafton te kujtojme humbjen ne Tirane per t’u kthyer me kembe ne toke. Ne duhet te fitojme, sepse triumfi do te na jepte mundesine e nje shkeputjeje momentale me ndjekesit, qe do te behej realitet nese rivalet do te gabonin ne perballjet e tyre”, ka perfunduar deklaraten e tij trajneri i bluve te kryeqytetit, Agim Canaj.