Klosi jep detajet e protestës: Pa limit në shesh, deri në një përgjigje për transparencë
Partia Socialiste do të qëndrojë pa limit në shesh deri në marrjen e një përgjigje nga kryeministri Berisha për trasparencën e zgjedhjeve. Kështu sipas sekretarit organizativ të Partisë Socialiste Blendi Klosi, 100 mijë protestuesit do të qëndrojnë në shesh për të kërkuar trasparencën e votave dhe masat për krizën ekonomike.
Klosi tha gjithashtu se është policia ajo e cila do të sigurojë mbarëvajtjen e protestuesve në datën 1 maj kur Partia Demokratike ka lajmëruar një miting festiv në sheshin "Nënë Tereza" vetëm pak metra larg socialistëve.
Socialistët kanë mobilizuar të gjitha forcat për protestën e 30 prillit, për të cilën kanë deklaruar se do jetë protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëherë. Nga ana tjetër në 1 maj, kur socialistët do të jenë në shesh, demokratët kanë planifikuar një miting festiv.