Klubi Diplomatik, Liri Berisha: Në shërbim të njerzve
Pas përpjekjveve dy vjeçare të negocimit të ambasadorëve të akrediatuar në Tiranë për finalizimin e një dialogu mes palëve politike , kësaj radhe janë gratë e tyre ato që kanë dhënë mesazhet e uljes së toneve të politikës shqiptare dhe të bashkëpunimit.
Bëhte fjalë për Klubin Diplomatik të ambasadorëve , i iniciuar nga bashkëshortja e ambasadorit të OSBE në Tiranë Ana Maria Wolfarth, që ka mbledhur në ambjentet e Ministrisë së Jashtme gra të diplomatëve të akreditaur në Tiranë , dhe drejtuese të politikës shqiptare.
Aktiviteti u organizua nën kujdësin e bashkëshortes së kryeministrit zonjës Liri Berisha, e cila në fjalën e mbajtur me këtë rast tha se Klubi shërben për të njohur më mirë potencialet dhe të përbashkëtat mes vendeve. Baza e punës është fryma e bashkëpunimit tha zonja Berisha.
Qëllimi i këtij Klubi lidhet me ndihmën ndaj shtresave në nevojë, rolit dhe përfaqësimit të grave, zgjerimin e miqësisë mes vendeve, integrimin rajonal dhe një sërë projektesh në ndihmë të vendit dhe për pasqyrimin e potencialeve jashtë vendit tonë. Klubi do të funksionojë brenda Ministrisë së Jashtme dhe do mbështetet nga ky institucion.