E Shtunë, 31 Tetor 2026

Degradimi i liqenit artificial, reagon bashkia

Bashkia jep alarmin SOS për liqenin artificial dhe lajmëron masa ndërshkimore ndaj shkaktarëve që kanë çuar në degradimin e të vetmes zonë ende natyrore në Tiranë.

Pas shqetësimit të ngritrur në RTV “Ora News”, qeveria e kryeqytetit ka vendosur të zbresë në terren e të bëjë përpjekjen ndoshta të fundit për shpëtimin e liqenit artificial.
 

Numri 2 i bashkisë Edmond Panariti tha se me të gjitha kopetencat që njeh ligji do të ndëshkohet çdo subjekt në kundravajtje.
 

Prej kohësh liqeni artificial rënkon nga kjo ndotje ekstreme. Shqetësimi është ngritur nga qytetarë dhe ambjentalistë të cilët thonë se kjo hapësirë e gjelbër po degradohet ditë pas dite.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›