E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Censusi godet çamët

Në regjistrimin e popullsisë, që po bëhet qeveria shqiptare nuk ka parashikuar të regjistrojë pasuritë e shqiptarëve jashtë kufijëve, siç është rasti i çamëve në shtetin grek.

Kështu deklaroi nënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu ndwrsa theksoi se ky proces mohon regjistrimin e pronave të trashëguara nga paraardhësit e çamëve dhe kjo është një goditje për çështjen e tyre.
 

Spahiu deklaroi gjithashtu se nga regjistrimi i popullsisë të zhvilluar në Kosovë, Shqipëri e më pas në Maqedoni, i humbur ështw vetëm populli shqiptar, pasi sipas tij, ai ka numrin më të lartë të emigrantëve.
 

Këto deklarata Kreshnik Spahiu i bëri në simpoziumin e mbajtur nga instituti i studimeve për çamërinë me temë "Identiteti ndërgjegjja kombëtare dhe integrimi evropian". Në simpozium merrnin pjesë akademikë nga të gjitha trojet shqiptare.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›