A mundet, 28 nëntori, Dita e Flamurit të bëhet festë zyrtare në kosovë?!
Autori i Lajmit: Avni Klinaku
Ditëve të fundit mbarë opinioni në Kosovë e më gjerë ishte i preokupuar me një çështje sa të rëndësishme e të ndjeshme, aq edhe e kundërthënëse. Projektligji për festat i Qeverisë së Kosovës, i cili në vetvete nuk e përmbante festën më të rëndësishme të kombit shqiptar, 28 Nëntorin si Dita e Flamurit, u bë pika referente rreth së cilës zhvillohej çdo bisedë, bëhej debat, hidhëroheshin ose pajtoheshin njerëzit, betoheshin deputetë se nuk do ta votonin ose do ta votonin atë projektligj pa festën e 28 Nëntorit, etj., etj...
Me apo pa 28 Nëntorin, kjo ishte çështja! Dilemë e çuditshme, dilemë e turpshme, dilemë poshtëruese e fyese... Dita më e rëndësishme e një kombi në dilemë!!! Ndoshta kriza më e rëndë morale në historinë e popullit shqiptar. Pse një krizë kaq e thellë morale brenda popullit shqiptar?!
Kriza nuk është vetëm e ditëve të sotme. Ajo i ka rrënjët shumë më të thella. Kriza morale brenda kombit shqiptar ka filluar në vitet nëntëdhjetë me krijimin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, ka vazhduar me heqjen dorë nga lufta çlirimtare nga ana e UÇK-së, dhe si rezultat ka ardhur Rambujeja, e pastaj Pakoja e Ahtisarit, sipas së cilës ne nuk jemi komb dhe nuk kemi të drejtë në vetëvendosje. Të gjithë këta shkaktarë të grumbulluar së bashku janë sublimuar në Pakon e Ahtisarit të pranuar edhe nga Kuvendi i Kosovës. Në përputhje me këtë Pako, Qeveria e Kosovës e propozoi një flamur të ri për Kosovën, ndërsa Kuvendi pa pyetur për ndjenjat dhe vullnetin e popullit, e shpalli atë flamur zyrtar të Kosovës. Atë ditë flamuri i kaltër me gjashtë yje iu vu përballë Flamurit të kuq me shqiponjë të zezë në mes. Prandaj erdhi edhe deri te kriza e dy flamujve që askush nuk kishte dëshirë ta përmendte. Pra, duke qenë në kundërthënie të drejtpërdrejtë këta dy flamuj, duke ndjekur një kurs politik të kaq gabuar, duke ndjekur një politikë kaq inferiore si të pozitës, ashtu edhe të opozitës në Kosovë, duke qenë populli shqiptar kaq i paorganizuar në përgjithësi, - nuk ka pasur mundësi që të ngadhënjejë Flamuri kuq e zi dhe 28 Nëntori, si Ditë e Flamurit. Vetëm atëherë kur populli shqiptar do bëhet sovran në truallin e tij, vetëm atëherë kur ai do të vendosë vetë për fatin e tij, 28 nëntori do të bëhet 28 Nëntor.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008