100 mln USD jane investuar tek skuadra e Formula 1 Force India
Një injeksion i fuqishëm i është bërë njërës prej skuadrave të sportit më të shpejtë në botë.
Plot 100 milionë dollarë amerikanë janë investuar tek skuadra Fors India e Formula 1, nga ana e kompanisë së madhe indiane, “Sahara Grup”.
Ky konglomerat i madh, drejtuar nga biznesmeni Subroto Roi, synon që Fors India të ketë më shumë sukses se deri tani në Formula 1, kampionat i sunduar nga skuadra më të fuqishme dhe më të njohura si Red Bull, Meklaren Mercedes apo Ferrari.
Këto 100 milionë dollarë të investuara janë baraz me 42.5 për qind të aksioneve të Fors Indias, ndërsa pjesën tjetër e kanë industrialisti indian, Vixhej Malia dhe sipërmarrësi holandez, Mishiels Mol.
“Ne duam ta zhvillojmë makinën në përputhje me rregullat në fuqi. Koncepte të reja janë në përdorim si difuzori i dyfishtë apo sistemi KERS. Na duhen investime për t’u përshtatur me konceptet e reja. Dua të konsolidoj të gjithë interesat e mi sportivë në një kompani të quajtur “United Sports”. Pas këtij investimi, nuk besoj se do të ketë ndryshime të tjera tek aksionet, por sponsorët janë gjithnjë të mirëpritur”.
Fors India u krijua pasi aksionerët e mësipërm blenë skuadrën “Xhordan Formula 1” në vitin 2007. Aktualisht, kjo skuadër është në vend të gjashtë në renditjen e konstruktorëve të Formula 1, me 48 pikë pas 15 garave.