Knaus: Koha për më shumë presion të BE-së ndaj Serbisë

Udhëheqësi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, vlerëson se është koha e fundit që BE t`i përgjigjet në mënyrë më “agresive” retorikës së Beogradit.
Në intervistën ekskluzive për Radio Kosovën,Knaus theksoi se Bashkimi Europian duhet t`i kërkojë Serbisë që të shpërbëjë strukturat në veri të Kosovës.
Ai gjithashtu ka theksuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por mund të diskutohet për mënyrën e organizimit të jetesës së serbëve.