E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, dhuna kërcënon armëpushimin

Televizioni shtetëror i Sirisë tha se një bombë e vënë anës rrugës në qytetin e Aleppos vrau një oficer ushtrie dhe plagosi 24 persona, të gjithë oficerë dhe kadetë.

Opozita thotë se tre persona janë vrarë në Idlib dhe Hama, dhe se “nuk ka asnjë provë” për tërheqjen e vërtetë të ushtrisë siriane nga qendrat e banuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon tha se qeveria siriane ka përgjegjësi të kthejë në vepra fjalët e thëna.

Ai e përshkroi armëpushimin si të “brishtë” dhe tha se komuniteti ndërkombëtar “duhet të veprojë si një i vetëm” nëse duam të ndalim rrëshqitjen e Sirisë drejt kaosit.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-04-12 16:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›