Knox mberrin ne SHBA
E mbytur ne lot Amanda Knox ka falenderuar te gjitha ata qe besuan tek pafajesia e saj . E liruar ditën e hënë nga një gjykatë italiane pasi u mbajt për katër vite e burgosur nga akuza për vrasjen e një studenteje britanike, Amanda Knox mbërriti në tokën amerikane.
24-vjeçarja dhe i dashuri i saj italiane, Raffaele Sollecito, u shpallën të pafajshëm në apel, pasi një gjykatë e shkallës së parë i pati dënuar me 26 vjet heqje lirie secilin, për vrasjen e Meredith Kercher gjatë një loje seksuale.
”Jam shumë e prekur dhe e vetmja gjë që dua të bëj është të falenderoj të gjithë ata që besuan deri në fund në pafajësinë time”
Ajo shtoi se dëshiron të qëndrojë sa me shume kohe me familjarët, përpara se të bëjë plane për të ardhmen, por gjithsesi, është i sigurt rikthimi i saj në fakultet, për të përfunduar diplomimin.
Nga ana tjetër familja Kercher u shpreh e revoltuar nga ky vendim dhe premtoi se do të vazhdojë luftën e saj për drejtësi. Ajo vuri në pikëpyetje vendimin e gjykatës, duke shprehur habinë se si ka mundësi që një vendim kaq i sigurt i shkallës së parë, të hidhet poshtë fare thjeshtë në apel.
Një juri prej tetë personash shpalli të pafajshme dyshen Knox-Sollecito, pasi u ngritën dyshime mbi praktikat e përdorura për mbledhjen e provave të ADN-së. Meretif Kercher u vra gjatë një loje seksuale ndërkohë që për familjen e saj duket se nuk do të ketë momente paqeje .