E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani: Shkatërrohet rrjeti i drogës nga Shqipëria dhe Kosova

Në pjesën e republikës Baden Württemberg, njësitet e policisë kanë arritur të shkatërrojnë një rrjet të drogës nga Shqipëria. Pas arrestimit të një personi nga Shqipëria dy muaj më parë, policia ka arritur të nxjerrë informata nga ai, gjë që policia arriti lehtë të zbuloj këtë rrjet të drogës. Gjithsejtë janë arrestuar 17 persona këmbas shqiptar, tre nga ta nga qyteti Aalen.

“Kjo është një kapje e rrastë” thotë zëdhënësi i policisë në Aalen Bernhard Kohn, transmeton pc-netz.

Në qytetin Ellwangen, policia ka arrestuar një shtetas 38 vjeçar nga Kosova për të cilin supozohet të jetë koka e bandës së arrestuar. Nga ana tjetër, kosovari i arrestuar refuzon të ketë blerë afër 2 kg heroinë nga një shtetas shqiptar, përderisa i arrestuari dy muaj më parë nga burgu kishte dhënë këtë informatë.

Akuzat e ngritura ndaj kësaj grupe janë “Trafikim i drogës në stil të madh në 132 raste”. Policia ka konfiskuar afër 250.000 Euro para si dhe një sasi të madhe të drogës, pjesa më e madhe kokainë dhe heroinë.

Po ashtu edhe në rrethin e qytetit Stuttgard, policia ka arrestuar 7 persona. Të arrestuarit janë: 1 shtetas gjerman, dy shtetas maqedonas, dy shtetas nga Shqipëria, një shtetas kroat dhe një shtetas serb.

Duhet shtuar se policia ka kontrolluar afër 40 objekte të ndryshme siç janë shtëpi, kompani private si dhe garazha të huazuara nga kjo grupë. Po ashtu policia përmes informatave nga shqiptari i arrestuar ka konstataur se ky rrjet i drogës importonte drogën nga Hollanda dhe jo nga Shqipëria siç supozonte policia. Për këto hetime dhe arrestime, policia ka shpenzuar afër 1 milionë Euro për 1 vit me radhë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›