E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkatarët gjejnë trupin e pajetë të një 50 vjeçari

Një trup i pajetë është gjendur sot nga disa peshkatarë në Sarandë. Trupi i pajetë u gjet në vendin e quajtur “Kanali i Qukës”, i cili ndodhet pranë grykëderdhjes së Butrintit.

Deri më tani, dyshohet se trupi i përket një personi të seksit mashkull të moshës 50-vjeç. Ndërkohë, peshkatarët kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje, transmeton shekulli.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tij. Sipas të dhënave të para, mësohet se trupi nuk është i dekompozuar.

Policia dyshon se viktima mund te jete mbytur orët e fundit, pasi trupi nuk është i dekompozuar. Forcat blu kanë nisur punimet për të identifikuar viktimën si dhe për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›