E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni, Merkel qeveri me demokratët

Berlin, 24 tetor, NOA Partia Konservatore e Merkelit ka shumë gjasa që të qeverisë së mandatin e ri bashkë me partinë e Demokratëve të Lirë (FDP).

Kështu citojnë mediat gjermane, pasi marrin në konsideratë konkluzionet konkrete të bisedimeve të saj me përfaqësuesit e kësaj partie për të krijuar koalicionin e ri qeveritar.

Thuhet se në orët e para të mëngjesit u ra dakord në parim mes palëve për konkludimin e tij, çka siguron edhe qeverisjen e re në Gjermani dhe përfundimin e dilemave rreth saj, një muaj pasi konservatorët e Merkelit dhe FDP-ja fituan shumicën parlamentare në zgjedhjet federale.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›