Bullgari, një 11-vjeçare bëhet nënë
Një vajzë e vogël 11-vjeçare, me origjinë rome, lindi në Bullgari një foshnjë 2,5 kilogramëshe. Lajmi u bë i ditur ditën e premte nga spitali i Slivenit, një qytet i cili ndodhet në lindje të vendit.
Burime pranë spitalit njoftuan se nëna shumë e re kërkoi të dilte nga spitali që ditën kur lindi, në mënyrë që të martohej me babanë e foshnjës. Babai i foshnjes së sapolindur është një 19-vjeçar, edhe ky me origjinë rome.
Lindjet në mosha të reja nw Bullgari, sidomos në minoritetin rom, nuk janë të rralla dhe krijojnë shqetësim tek mjekët. Megjithatë, në vendin sllav, në Bullgari nuk ekzistojnë statistika lindjeje për nëna të moshës nën 15 vjeç.
Disa këshilltarë bashkiakë të qytetit të Slivenit, në lindje, propozuan së fundi masa urgjente për të luftuar lindjet në mosha shumë të reja. Kështu, spitalet e qytetit duhet të njoftojnë në polici për raste të tilla, sepse marrëdhëniet seksuale me të mitur ndalohen me ligj.
Rasti i qytetit të Sllivenit pritet të bëhet objekt i një hetimi gjyqësor për të njëjtat arsye.