E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata Obama përgjysmon rrogat për punonjësit e Wall Street

Institucioni i Thesarit të Shtetit njoftoi nismën më të re për të përgjysmuar pagat e shefave ekonomikë shtetëror të Wall Street në mënyrë që të rriten depozitat e Thesarit.
Presidenti Obama pohoi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se drejtuesit ekzekutiv financiar nuk duhet të paguhen në shifra të larta siç janë paguar më parë.
"Është një ofendim për shoqërinë amerikane nëse ne vazhdojmë të paguajmë drejtorë të sektorëve ekonomik me shifra të tilla atmosferike. Aq më keq akoma kur shpesh herë ata nënshkruajnë bonuse financiar në mënyrë që të rrisin artificialisht rrogat e tyre."- pohoi presidenti Obama në lidhje me këtë çështje.
Kjo nismë e re e administratës amerikanë pritet të zemërojë financierët si edhe ekonomistët të cilët punojnë në Wall Street. Por këto nisma pritet që të jenë një lajm i mirë për të gjithë amerikanët e thjeshtë.
Këto nisma drastike vijnë vetëm pak ditë pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë shprehën kritika të ashpra për planet e disa firmave të Wall Street për të paguar shpërblime të majve për punonjësit e saj në një kohë kur vendi ende po përballet me papunësi në rritje si edhe me një periudhë rënieje të vazhdueshme ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›