Sllovaki, ministrat e mbrojtjes së NATO-s flasin për Afganistanin
Ministrat e NATO-s të mbledhur në Sllovaki ranë dakord ditën e premte mbi nevojën për të rritur trajnimin e forcave afgane për të lejuar që ato përfundimisht të marrin përsipër punën e trupave ndërkombëtare. Ky konkluzion u arrit gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes i cili po zhvillohet në kryeqytetin Bratislavë. Përveç kësaj ata kërkuan që qeveria e ardshme afgane të ketë standarde më të larta në punën e saj.
Ministrat e jashtëm gjithashtu ranë dakord me strategjinë e kryekomandantit amerikan në Afganistan Stanley McChristal, për zgjerimin e forcave me mision në vendin islamik. Por kjo hipotezë varet nëse presidenti Obama do të jetë dakort për shtimin e forcave në Afganistan.
"Ne duhet që të rrisim numrin e trajnuesve dhe gjithashtu ne duhet të rrisim fondet si edhe forcat ushtarake në Afganistan nëse ne duam që ky vend ta kalojë sa më shpejt këtë fazë tranzicioni"- pohoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rassmusen.
Gjithashtu Rasmussen komentoi zgjedhjet në Afganistan. Sekretari i përgjithshëmi i NATO-s u shpreh se tashmë ishte e nevojshme që të shtoheshin standardet për raundin e dytë zgjedhor që mund të zhvilohen vitin tjetër.