E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni PD-LSI, Haxhinasto: Jemi pranë marrëveshjes

Negociatat LSI-PD për zgjedhjet lokale të 8 majit duket se po shkojnë drejt fundit tashmë që bashkitë e mëdha janë ndarë dhe ka pak surpriza për kandidatët me të cilët koalicioni i integrimit do të garojë pas 2 muajsh.

Nënkryetari i LSI-së njëherësh ministri i jashtëm Haxhinasto deklraon se LSI-ja dhe PD-ja kanë gjetur konsensus për ndarjen e zonave elektorale dhe duke u bazuar edhe tek arritjet e qeverisjes së përbashkët Haxhinasto deklaron se fitorja do t`i takojë kësaj maxhorance në 8 maj.
 

Haxhinasto vlerëson si shumë të rëndësishme betejën e Tiranës, për të cilën thekson se ka ardhur koha që qytetarët të vendosin për një menaxher të ri.
 

Duke iu referuar qëndrimit të opozitës në raport me KQZ-në dhe komisionet e nivelit të dytë, Haxhinasto ka deklaruar se zgjedhjet e 8 majit janë një proces i rëndësishëm që nuk mund të bllokohet.
 

Edhe figurat e larta të PD-së dhe LSI-së refuzojnë të përmendin publikisht emra kandidatësh apo bashkish. Burime brenda koalicionit bëjnë të ditur se PD-ja do të mbështesë kandidatin e LSI-së në Elbasan, në disa minibashki në Tiranë dhe me shumë mundësi edhe në Berat apo Çorovodë, ndërkohë që LSI-ja do të mbështesë kandidatin e PD-së Lulzim Basha në Tiranë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›