E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Në 8 maj, me votën e protestës në dorë

Partia Socialiste ka përgënjeshtruar sot emrat dhe përzgjedhjen e kandidatëve për bashki dhe komuna të botuara nga mediat.

Në një konferencë për shtyp anëtarja e asamblesë së PS-së Megi Ajtyresa theksoi se gjithçka është thënë për përzgjedhje kandidaturash në bashki ose komuna s`ka asnjë lidhje me të vërtetën.
 

“Asnjë përzgjedhje finale nuk është bërë dhe nuk do bëhet pa u sqaruar më parë çështja e garancive për procesin zgjedhor. Diskutimi i hapur që ka nisur në çdo njësi vendore për kandidatët e mundshëm, është pjesë e jetës demokratike të Partisë Socialiste”, deklaroi Ajtyresa.

Sipas saj, këto zgjedhje s`janë vendore, po vazhdimi i betejës për heqjen e Saliut dhe realizimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

“Në këto zgjedhje populli opozitar do shkojë si në demonstratë me votën e protestës në dorë: Saliu duhet të largohet” përfundoi Ajtyresa.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›