Hidrocentrali i Fierzës arrin kuotën maksimale, nisin shkarkimet
KUKES - Hidrocentrali i Fierzës ka nisur shkarkimet në portën numër 3, pasi niveli i ujit arriti kuotën maksimale. Mësohet se shkarkimet kanë nisur prej 2 orësh me kapacitet rreth 500m³/sek.
Kapaciteti i hidrocentralit të Fierzës është 296 metër, ndërsa niveli aktual është 296.5 metër. Prurjet në hidrocentrali kanë arritur deri në 800m³/sek.
Shkarkimet po bëhen sipas rregullores, ndërsa pritet të nisin edhe në hidrocentralin e Komanit pasi niveli paraqitet në kuotat maksimale.
(BalkanWeb)