Shembet ndërtesa në Bangladesh, së paku 70 viktima e qindra të plagosur
Indi- Të paktën 70 njerëz janë vrarë dhe më shumë janë frikësuar pasi kanë mbetur të bllokuar pasi një ndërtesë tetë-katëshe u shemb në kryeqytet Bangladesh, Dhaka, raporton BBC-ja duke cituar zyrtarët qeveritarë.
Ekipet e shpëtimit janë në proces për të shpëtuar ata që ndodhen nën rrënoja. Së paku 200 të tjerë u plagosën nga kolapsi.
Ushtria po ndihmon me operacionin e shpëtimit në periferi të Daka-s. Shembjet e ndërtesave janë të zakonshme në Bangladesh, ku shumë prej tyre janë ndërtuar në shkelje të rregullave.
Godina tetë-katëshe përmbante një fabrikë veshjesh, një bankë dhe disa dyqane të tjera. Ajo u rrëzua gjatë orëve të pikut të lëvizjes në mëngjes. Shumë njerëz janë mbledhur pranë skenës duke kërkuar për miqtë dhe të afërmit.
Shefi i policisë lokale Mohammad Asaduzzaman i tha agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ se pronarët e fabrikës duket se kanë injoruar një paralajmërim për të mos lejuar punëtorët e tyre në ndërtesë pas plasaritjeve të zbuluara.

Policia itha medias lokale se pjesa e pasme e ndërtesës papritmas filloi të rrëzohet të mërkurën në mëngjes dhe brenda një kohe të shkurtër ra e gjitha.
Vetëm kati përdhes ka mbetur i paprekur pas kolapsit, thanë zyrtarët, teksa ushtria dhe ekipet e shpëtimit të shërbimit të zjarri me vinça gërmuan nëpër rrënoja për të tërhequr njerëzit e bllokuar.
Të mbijetuarit e kanë përshkruar tmerrin e tyre. ”Unë isha në seksionin e prerjes së veshjeve dhe papritmas ne dëgjuam një zhurmë të madhe dhe ndërtesa u shemb brenda pak minutash”,- tha një punëtor.
Në nëntor, një zjarr në një fabrikë veshjesh në periferi të Dhaka-s vrau të paktën 110 persona dhe shkaktoi një protestë publike në lidhje me standardet e sigurisë në industri.
Bangladeshi ka një prej industrive veshje më të mëdha në botë, duke siguruar rroba me çmime konkuruese për shitësit e mëdhenj perëndimor.
Dorina Bilbili/IDEA/