Koalicioni PS-LSI, prefekti i Durrësit dhe Fierit japin dorëheqjen
TIRANE - Me pranimin e koalicionit parazgjedhor me Partinë Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim po vijon të lirojë postet politike që mbante në qeveri dhe administratën publike. Gjatë ditës së sotme kanë paraqitur dorëheqjen prefekti i Fierit, Robert Bitri, si dhe ai i Durrësit, Genci Alizoti.
Prefekti i dorëhequr, Bitri, i cili është aktualisht kreu i LSI-së për Fierin tha se rikonfigurimi i Këshillit të qarkut po shqyrtohet në Kryesinë e LSI-së.
LSI në total ka marrë nga koalicioni me PD-në drejtimin e rreth 33 posteve të rëndësishme. LSI përfaqësohej në Ekzekutiv me postin e zëvendëskryeministrit, ministrin e Ekonomisë, ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Jashtëm. Po ashtu, forca politike e drejtuar nga Ilir Meta mori 7 poste zëvendësministrash në Ekzekutiv, në disa prej sektorëve më të rëndësishëm, siç janë Ministria e Arsimit, Punës, Transporteve, Ekonomisë, Integrimit dhe Bujqësisë dhe Punëve të Jashtme.
Postet e LSI në administratë:
Zv.kryeministër dhe ministër i Ekonomisë
Ministër i Jashtëm
Ministër i Shëndetësisë
Zv.ministër i Jashtëm
Zv.ministër i Integrimit
Zv.ministër i Ekonomisë
Zv.ministër i Punëve Publike
Zv.ministër i Arsimit
Zv.ministër i Punës
Zv.ministër i Bujqësisë
Prefekt i Fierit
Prefekti i Durrësit
Agjencia e Trafikut Ajror (ANTA)
Drejtoria e Transportit Tiranë
N/drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
Drejtor i KESH
Drejtor i QSUT
Drejtor i Spitaleve (Elbasan, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër)
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve
Agjencia Kombëtare Bërthamore
Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Qendra Kombëtare e Licencimit
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit
Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
Inspektorati Qendror Teknik
Reparti i Inspektim dhe Shpëtim-Minierave
Sekretariati për Transparence në Industrinë Nxjerrëse
(er.nu/BalkanWeb)