Vrasja e balerinës, 15 ditë burg bashkëpunëtorit, në kërkim Kuliçi
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e arrestit për Endon Bajraktarin, i akuzuar si bashëpunëtor i Artur Kuliçit në vrasjen e balerinës 26-vjeçare Sonila Tafa.
Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë 15 ditë me burg për Bajraktarin, ndërkohë që ka shpallur në kërkim 34- vjeçarin Artur Kuliçi i akuzuar si autori i ngjarjes.
Bajraktari akuzohet se ka larguar nga vendi i krimit autorin Kuliçi, por këtë akuzë ai e ka hedhur poshtë në sallën e gjyqit.
Sonila Tafa humbi jetën mbrëmjen e së premtes, pas një sherri në pub-in "Drem City", ku ajo ishte e ftuar nga disa koleget e saj për të kaluar mbrëmjen. Personat e përfshirë në sherr kanë qëlluar me armë sapo balerina dhe miqtë e saj kanë dalë nga pub-i. Një plumb rikoshet e ka prekur atë në kokë, duke i marrë jetën rrugës për në spital.
(m.a/BalkanWeb)