E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni fitues i zgjedhjeve në Gjeorgji hedh shikimin drejt Perëndimit

Një pamje uniteti pas një fushate të hidhur politike, miliarderi Bidzina Ivanishvili, kryeministrit të ri të Gjeorgjisë, me presidentin Mikhel Saakashvili në pallatin presidencial gjatë bisedimeve për ndryshimet e mundshme. Ivanishvili foli rreth ecjes së Gjeorgjisë drejt Perëndimit.

“Evropa dhe zona Euro-Atlantike është esencë për strategjinë tonë dhe do të ketë një vazhdim të kursit të qeverisë pararendëse. Do ecim drejt Evropës dhe Gjeorgjia do të jetë anëtare e NATO-s në të ardhmen e afërt”, tha Ivanishvili.

Ai tha gjithashtu se do të kërkojë bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë. Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov tregoi optimizëm të rezervuar.

“Shpresojmë se qeveria e re në Gjeorgji, kur të formohet, do të ndjekë një kurs për normalizimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet fqinje, përfshi Rusinë, Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut”, theksoi Lavrov.

Provicat e shkëputura gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut janë një temë problematike për Gjeorgjinë, meqenëse Rusia ka njohur pavarësinë e tyre.

Ndërkohë, udhëheqësit në Gjeorgji duken të fokusuar në tranzicionin sa më të lehtë të pushtetit, me Saakashvilin që po minimizon armiqësinë e shënuar në prag të zgjedhjeve parlamentare.

“Dua ti uroj sukses popullit tim. Jam i sigurt që Gjeorgjia do të ketë një sukses të madh dhe partia ime do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë”, tha Sakashvili.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›