E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendum në Britani për marrëdhëniet me BE-në?

Kryeministri britanik, David Cameron, është shprehur sërish pro një referendumi të ri të Britanisë së Madhe për të përcaktuar të ardhmen e marrëdhënieve institucionale mes Londrës dhe Brukselit, por jo për referendum të prerë për qëndrimin ose largimin përgjithmonë nga Bashkimi Evropian.

Ai ndërkohë nuk mbron as “status quonë” aktuale në këto marrëdhënie, por theksoi se një zgjidhje e re do të kërkonte një pëlqim të ri nga publiku britanik.

Sipas të gjithave gjasave, nëse ndonjë referendum i tillë do të zhvillohej, ai nuk do të mbahet përpara vitit 2015 ose më saktë përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Këto deklarata kryeministri Cameron i ka bërë në Birmingam, ku po merr pjesë në konferencën vjetore të Partisë së tij Konservatore, e cila ka një krah të fuqishëm euro-skeptikësh.

Edhe pse Kameron nuk do ta ketë çështjen e marrëdhënieve me Evropën në qendër të fjalimit të tij në Birmingam, analistët mendojnë se kjo deklaratë është gjithsesi një lëvizje më djathtas, ndërkohë që ai këmbëngul se zbaton politika të qendrës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›