Koalicioni i Vëzhguesve Vendor, nis punën për 8 majin

Koalicioni i Vëzhguesve Vendor, nis punën për të qënë i gatshëm në datën 8 maj duke vëzhguar të gjithë procesin zgjedhor. Në një deklaratë për shtyp, përfaqësues i këtij koalicioni, Premto Gogo si dhe Gerta Meta kanë bërë me dije se do të jenë 1100 vëzhgues në të gjithë vendin që do të monitorojnë këtë proces. Ndër të tjera, ky kolacion i ka bërë thirrje politikës si dhe politikanëve që të mos nxisin asnjë incident dhe se 8 maji, të jetë një ditë e qetë votimi.
Ndër të tjera, koalicioni ka bërë publike edhe faqen e internetit që për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë në brendësi të procesit zgjedhor, si dhe numërimit të votave, të shohin këtë site.