Zgjedhjet e 8 majit, Kukan takim me ministrin Nishani

Një ditë para ditës vendimtare të zgjedhjeve lokale të 8 majit, vëmëndja e ndërkombëtareve nuk po lihet pas. Sipas burimeve të “Ora News”, mësohet se një delegacion i KE-së, po mban një takim me Ministrin e Brëndshëm Bujar Nishanin.
Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Europën Jug-Lindore Eduard Kukan, ditë më pare, ka deklaruar se mungesa e një zgjidhje të shpejtë e politikave, vë në rrezik perspektivën europiane të Shqipërisë.