M.Brëndshme: Deputetët të bashkëpunojnë me Prokurorinë

Pas reagimit nga policia për sa i takon shpërndarjes së kartave të identitetit false, këto për zgjedhjet vendore të 8 majit, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i Ministrisë së Brëndshme, duke shprehur shqetësim në lidhje me ekzistencën e tyre.
Ministria e Brëndshme me anë të një deklarate të bëre publike, vlerëson interesimin e policisë, kjo sa i takon dhe denoncimit të bërë nga deputeti socialist Paulin Stërkaj.
Në një deklaratë për shtyp, policia kërkoi që deputeti Sterkaj të depozitojë pranë strukturave të policisë ose të Prokurorisë materialet që ai disponon, me qëllim kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale për rastin në fjalë.
Ndërkaq, Ministria thekson se tentativat për dëmtim të procesit zgjedhor duhet të marin fund, ndaj iu drejtohet deputetëve të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë. Ministria e Brëndshme i mëshon faktit se kartat e indetitetit janë të standarteve të larta, dhe se cdo rast abuzim do të marrë vlerësimin e duhur të ligjit.