E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni i djathte aleatet apel LSI-se te qendroje

Oferta e të djathtëve për LSI-në mbetet në fuqi edhe për zgjedhjet e 23 qershorit. Aleatët e Partisë Demokratike Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka janë të mendimit se fitorja kalon përmes një koalicioni të madh parazgjedhor, përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Për Nard Ndokën është në vetë interesin e LSI-së të mos ndryshojë kurs në këtë moment.

Gjashtë muaj para zgjedhjeve, LSI duket se është në qendër të vëmendjes së dy partive të mëdha. Në një moment si ky, kreu i LSI nuk nxiton. Gjatë takimit të tij më të fundit në Kavajë, Meta thote se gjithcka varet nga interesat e vendit. Loja është e hapur.

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në konferencën më të fundit të tij online në Tuitter bëri sërish thirrje që Ilir Meta të mos jetë patericë e kësaj mazhorance. Thirrja e Ramës është përsëritur disa herë që pas zgjedhjeve të fundit lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›