Masakra Batman Holmes ngriti kurthe

Personi i akuzuar per masakrën gjatë premierës së filmit Batman, gjatë vitit të kaluar, kishte ngritur kurthe bombash në shtëpinë e tij, në përpjekje për të shpërndarë forcat policore.
James Holmes kishte sajuar kurthe për të djegur apartamentin e tij, kur shkaktoi masakrën në Colorado, u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore përpara gjyqit.
Prokurorët thanë se sulmi ishte paramenduar, ndërsa avokatët mbrojtës thanë se i akuzuari ishte i sëmurë mendor.
12 persona ndërruan jetë dhe 58 të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në Aurora të Colorado-s, në korrik.
Dëshmia e agjentit të FBI, Garrett Gumbinner, vjen si pjesë e dëgjimeve para gjyqit, që do të zgjasin gjatë gjithë javës.
Agjenti ishte një prej 2 dedektivëve, i cili intervistoi Holmes-in, pas masakrës, mbrëmjen e asaj dite.