E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavije ne dy muaj kthehen mbrapsht 850 klandestine

Ne dy muajt e fundit 850 refugjate te vendeve te treta, u kthyen mbrapsht prej policise kufitare te Gjirokastres.
Raporti me i fundit i Frontex e rendit vendin tone si vend qe ka kontroll te plote per ceshtjet emigratore.
Kete e tregojne edhe shifrat e deportimeve nga Mal i Zi. Vetem tre refugjate u kthyen ne Shkoder gjate kesaj periudhe, kur nga Kakavija policia kufitare drejtuar nga Admir Abrija, kthen pas ne Greqi cdo dite me dhjetra refugjate.
Operacioni me i fundit oreve te nates shenoi kapjen e 47 shtetasve nga Afganistani,Sudani, Algjeria dhe Pakistani.
Ata u bllokuan në luginen e Drinos, rruge kjo e perzgjedhur nga klandestinet.
Ne intervistat e tyre tek specialistet e kufirit, tregohet se nga Athina refugjatet zbarkojne ne Janine, me mjete publike. Me pas vazhdojne rrugen ne kembe.
Por nuk ndodh e njejta gje ne kufirin e vendeve fqinjeve. Ne maqedoni, sipas te njejtes agjensi, te dhenat tregojne se nga Selaniku zbarkojne cdo dite qindra refugjate qe depertojne me pas ne Serbi.
Operacionet e Policise Kufitare ne Gjirokastres konsiderohen sukses per Shqiperine qe tashme konsiderohet vend me kontroll te plote ndaj emigracionit te paligjshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›