Koalicioni në krizë për shkak të Pacollit
PRISHTINE-Zyrtarë e lartë të AKR-së nuk e përjashtojnë mundësinë e tërheqjes së ministrave të tyre nga kabineti qeveritar, nëse brenda dy ditësh lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk garanton se Behxhet Pacolli do të rizgjidhet president, shkruan sot e përditshmja “Koha Ditore”.
Por, shton e përditshmja, ky “kërcënim” nuk i ka shqetësuar drejtuesit e PDK-së. Ata janë të gatshëm të hyjnë në zgjedhje të parakohshme, por jo edhe t’ia garantojnë Pacollit postin e njeriut të parë të shtetit.
Mirëpo ka edhe të tillë, brenda AKR-së, që konsiderojnë se partneriteti me PDK-në nuk ka ardhur deri në këtë pikë. Ushtruesi i detyrës së presidentit të AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë të shtunën se fillimisht duhet pritur nëse PDK-ja do ta përmbushë marrëveshjen për koalicion, të nënshkruar më 19 shkurt, e më pas të marrë hapa konkretë. “Thaçi e ka për obligim ta respektojë marrëveshjen që Presidenca duhet të drejtohet nga AKR-ja. Nëse nuk e përmbush atë, atëherë ne s’kemi pse të qëndrojmë në koalicion me PDK-në”, ka thënë ai.
(d.b/BalkanWeb)