Pacolli: Thaci nuk më ka kërkuartë tërhiqem
PRISHTINË- Behxhet Pacolli shprehet se nuk do të japë dorëheqjen zyrtarisht nga posti i presidentit të paktën sa të zgjidhet nëpërmjet rivotimit presidenti i ri.
I kontestuar nga Gjykata Kushtetuese, Pacolli është shprehur për mediat kosovare se dorëheqja është një formalitet jo i detyrueshëm, fakultativ.
Nga ana tjetër ai ka mohuar që kryeministri i vendit, Hashim Thaçi t’i ketë kërkuar që ai të tërhiqet nga kandidatura për president të Kosovës.
Sipas RTK mësohet se Pacolli është shprehur se askush nuk i ka kërkuar atij që të mos kandidojë sërish për postin e presidentit.
Pacolli tha se gjithçka do të qartësohet nesër , gjatë një takimi që do të zhvillohet ndërmjet PDK-së dhe AKR-së, ku do të bisedohet pikërisht rreth kësaj çështjeje.
Kërkesa kryesore e AKR-së është që PDK-ja të sigurojë votat e mjaftueshme që Behxhet Pacolli të bëhet president i Kosovës. Në të kundërtën, AKR-ja vazhdon të kërcënojë me tërheqje nga koalicioni qeverisës.
(e.m/BalkanWeb)