LDK: Votojmë vetëm një presidentkonsensual
PRISHTINË- LDK kushtëzon pjesemarrjen në kuvend vetëm nëse presidenti i ri të jetë rezultat i një marreveshje konsesuale mes partive në të kundërt partia me e madhe opozitare në Kosovë nuk do të përkrahë asnjë kandidaturë tjetër .
Në këtë përfundim ka dalë mbledhja e këshillit të përgjithshëm drejtues të kësaj partie i cili për rreth dy orë analizoi situatën politike në Kosovë krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizon presidentin aktual Behxhet Pacolli.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi sot se Lidhja Demokratike e Kosovës ka përsëritur kërkesën e saj për një marrëveshje konsensuale për zgjedhjen e presidentit të vendit, në kohën kur koalicioni qeverisës është lëkundur pas kërcënimit të AKR-së për të shkëputur koalicionin me PDK-në.
“ Morëm përkrahjen e Këshillit qendror për qëndrimet që ne kemi pasur deri më tani . Qëndrime që kanë të bëjnë me nevojën që të arrihet një marrëveshje mes partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës rreth zgjedhjes së presidentit dhe zgjedhja e presidentit të jetë rezultat i një marrëveshjeje politike që do të shprehë interesat jo vetëm të subjekteve politike që janë në pozitë, por edhe të atyre që janë në opozitë, përkatësisht të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Mustafa.
I pyetur se a do të përkrahë LDK-ja kandidaturën e Behgjet Pacollit për president, Mustafa ka thënë se gjatë mbledhjes nuk i janë referuar mbështetjes së kandidaturave.
Sa i përket gatishmërisë së LDK-së për të marrë pjesë në rast se mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, Mustafa është shprehur se subjekti politik që ai drejton është i gatshëm për çdo proces politik, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse LDK-ja do të bojkotojë seancën ku do të bëhet zgjedhja e presidentit. LDK kishte bojkotuar seancën e Kuvendit më 22 shkurt, në të cilën u bë zgjedhja e Behgjet Pacollit për president.
(e.m/BalkanWeb)