Koalicioni qeverisës, LSI mbledh konventën

Lëvizja Socialiste do të mbledh të martën konventën e jashtëzakonshme për koalicionin qeverisës me Partinë Demokratike. Këtë deklaratë e ka bërë Kryetari i Komitetit Kombëtar Drejtues të LSI-së Edmond Haxhinasto në një prononcim për mediat. Sipas tij thirrja e konventës së jashtëzakonshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të bëhet për konsultimet për qeverinë e re. Sipas tij në këtë konventë do të zyrtarizohen edhe postet që do të marrë LSI-ja në qeverinë e re të kryesuar nga Partia Demokratike. Ditën e djeshme kreu i LSI-së Ilir Meta deklaroi se pranon me përgjegjësi historike ftesën për nisjen e negociatave me Partinë Demokratike për koalicionin qeverisës.