Sasi e madhe ilaçesh në shtëpinë e Xhekson
Edhe pse janë bërë dy autopsi mbi trupin e Majkëll Xhekson nuk ka ende një version zyrtar që shpjegon arsyet e ndarjes se tij nga jeta. Megjithatë, mediat shkruajne sot se në shtëpinë e Mbretit të popit u gjetën doza të mëdha Propofoli dhe ilaçe të tjera që këngëtari përdorte rregullisht, si Demerol e OksiKontin, që janë kundër dhimbjeve. Këto ngrejnë pyetje të reja lidhur me recetat e ilaçeve që përdorte këngëtari. Sipas mjekëve Propofoli është një ilaç i fuqishëm, i cili përdoret vetëm në dhomën e operacionit për të vënë në gjumë pacientët. Ilaçi i njohur si “qumështi i gjumit” përdorej në kushte shtëpiake nga Xhekson. Doktor Xhorxh Smith, i cili ka qenë mjek i Xhekson thotë se diprivan nuk është narkotik, por ka fuqi të mëdha të të vënë menjëherë në gjumë. Megjithatë Smith pranon se e ka pasur shumë të vështirë të thoshte jo, kur Xhekson i kërkonte diçka. Por një infermiere që është përkujdesur për Xhekson, tha se Propofoli mund të shkaktojë atak kardiak.