Palin lë postin e Guvernatores së Alaskës
Guvernatorja e Shtetit të Alaskës, dhe ish-kandidatja për zv/presidente e Shteteve të Bashkuara, Sara Palin deri në fund të muajit, do të japë dorëheqjen nga posti dhe nuk do të kandidojë më për t’u rizgjedhur guvernatore. Ajo ishte kandidate për nënpresidente në garën presidenciale të vitit 2008, ku kandidati republikan Xhon Mekejn humbi ndaj Presidentit Barak Obama.