E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni qeverises, Meta: LSI i qendron besnike marreveshjes Rozeta Rapushi

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim (LSI), Ilir Meta, tha dje nga Shkodra, se forca politike qe ai drejton, i qendron besnike marreveshjeve politike per funksionimin e koalicionit qeverises. Ndersa tha, se eshte teper heret, qe te flitet per bashkepunimet apo koalicione ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 23 qershorit. “LSI ka treguar se i qendron besnike marreveshjeve politike, ne lidhje me funksionimin e koalicionit qeverises. Sa i perket zgjedhjeve te 23 qershorit dhe koalicioneve te mundshme, besoj se eshte heret te flitet per ceshtje te tilla”, - u shpreh Meta. Nga qyteti i Shkodres, ku ndodhej per nje takim me simpatizante te LSI-se, Meta i beri thirrje edhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe te punoje me me shume efektivitet per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme. Sipas Metes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te punoje me me efektivitet, pasi nuk ka shume kohe, ndaj duhet qe te zhbllokohet procesi i ndarjes se zonave zgjedhore. Ne emer te LSI, Meta i kerkoi KQZ-se qe te rishikoje me vemendje ceshtjen e ndarjes se mandateve te deputeteve. “KQZ duhet te punoje me efektivitet maksimal, sepse nuk ka kohe per te humbur, per te plotesuar te gjithe standardet e duhura per realizimin e zgjedhjeve, ne menyre me korrekte dhe shembullore me 23 qershor. Ndaj dhe ne kemi apeluar per t’u zhbllokuar situata e fundit ne KQZ dhe te gjithe duhet te punojme me nje fryme bashkepunimi dhe konsensusi per kete qellim”, - tha Meta. Nder te tjera kreu i LSI-se nuk mundi te anashkaloje edhe konfliktin politik dhe mos votimin ende te tre projektligjeve te kerkuara nga Komisioni Evropian per marrjen e statusit te vendit, kandidat ne Bashkimin Evropian. Ne kete kuader, kreu i LSI-se tha se konflikti politik ende eshte prezent ne vend, prandaj ne sot nuk gezojme marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. “Sot duhet te festonim marrjen e statusit. Eshte per te ardhur keq, qe do te na duhet kohe per ta marre. Nuk mundem pasi konflikti politik ende gjallon”, - tha ai. Gjate takimeve me simpatizantet e LSI-se ne Shkoder, Meta u ndal edhe tek privatizimet e fundit ku ai u shpreh, se ajo qe eshte e rendesishme, eshte ceshtja e transparences dhe deri tani cdo gje ka qene e tille. Meta theksoi se per sa kohe ato do te jene transparente dhe ne respektim te pasurise kombetare te taksapaguesve, do te kene mbeshtetjen e LSI-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›