Sot Keshilli Bashkiak, cfare do te miratohet Luljeta Ndoka
Ne vigjilje te festes se Krishtlindjeve, Keshilli Bashkiak ka vendosur t’u beje “dhurate” nje pjese te mire te qytetareve te Tiranes duke u ofruar bonos strehimi, kredi te buta, heqje te taksave per disa kategori, dhe sigurisht duke u dhene edhe planin urbanistik te munguar dhe buxhetin. Te gjitha keto projektvendime do te shqyrtohen dhe miratohen gjate mbledhjes se sotme te Keshillit Bashkiak te Tiranes, per te hyre ne fuqi ne fillim te Janarit. Keshtu, duke filluar nga ditet e para te vitit 2013, Tirana do te mund te pajiset me nje plan urbanistik te detajuar, e te munguar qe ne vitin 1989, do te kete nje buxhet afatmesem 3-vjecar, qindra qytetare do te pajisen me bonus strehimi, ndersa do te ndermerren edhe nje sere masash ne ndihme te qytetareve dhe bizneseve. Gjithcka do te zyrtarizohet sot, me shqyrtimin dhe miratimin e te gjitha projektvendimeve te lartpermendura. Njeri nga projektvendimet, ka te beje me Planin Urbanistik te Tiranes, i munguar qe ne vitin 1989, ne kohen kur filluan levizjet e medha demografike ne Shqiperi dhe kur plani de facto, ishte komplet i pavlefshem. Pas nje konsultimi te gjere me qytetaret dhe ekspertet, ky plan vjen me i plote se kurre, me reflektimin e nevojave te qytetareve. Nje tjeter projektvendim qe nuk eshte i kufizuar vetem ne vitin 2013, por deri ne vitin 2015, eshte ai per buxhetin afatmesem 2013-2015, gjithashtu i konsultuar me grupet e interesit, por duke qene se per me pak se nje jave hyjme ne vitin 2013, do te flasim per investimet, qe do te behen ne kete vit dhe qe do te kapin vleren e rreth 80 milione dollareve. Ne total, buxheti afatmesem kap shifren e 240 mije dollareve. Investimet ndahen ne disa kategori, si sherbime publike vendore, menaxhim rruges dhe infrastrukture, apo edhe arsimi parauniversitar dhe edukimi. Rreth 1 milion euro nga fondi i buxhetit, pritet te shpenzohet per te ndihmuar te rinjte nen 35 vjec, qe te marrin kredi, duke hyre vete bashkia garant per ta. Gjate konsultimeve ne te gjitha Njesite Bashkiake te Tiranes, kryebashkiaku ka njoftuar nje per nje te gjitha investimet, qe do te behen sipas zonave, duke rreshtuar nje numer mjaft te madh shkollash, qe do te ndertohen e rindertohen, rruge qe do te rehabilitohen dhe do te ndertohen nga e para, projekte per nxitjen e punesimit, zhvillimin, e shume te tjera si keto. Realizimi i tyre pritet qe te nise nga fillimi i vitit te ardhshem, me miratimin e buxhetit. Nje tjeter projektvendim mjaft vendimtar per kategorite ne nevoje, eshte miratimi i bonuseve te strehimit si dhe kredive bashkiake, per qindra qytetare ne Tirane. Pasi kane dorezuar te gjitha dokumentacionet e duhura, te pastrehet kane perfituar mundesine e dhenies se nje ndihme mjaft te madhe nga Bashkia e Tiranes, duke iu dhene miliona leke, me ane te te cilave, ata mund te blejne shtepi, me kredi me interes mjaft modest. Nderkohe, do te vendosen edhe disa kamera sigurie ne shkolla, ne menyre qe te shmangen incidentet, te cilat kane qene te shumta ne vitet e fundit.
Kamerat ne shkolla, siguri per femijet
Nje nga vendimet e Keshillit Bashkiak ka te beje me monitorimin e shkollave me kamera sigurie. Keshtu, bashkia e Tiranes do te instaloje nje sistem kamerash ne te 76 shkollat e kryeqytetit, me qellim garantimin e sigurise se nxenesve dhe femijeve te kryeqytetit. Ky sistem kamerash do te lidhet me Policine dhe do te mundesoje nje monitorim te ambienteve te shkollave nga uniformat blu, ne cdo kohe. Kjo iniciative e Bashkise eshte ne vijim te projektit “Per nje Tirane te sigurt evropiane”, nisur dy vjet me pare nga Ministria e Brendshme. Projekti pritet te nise zbatimin, fillimisht ne 15 shkollat e mesme te kryeqytetit.
Programet e strehimit, perfitojne 369 kryefamiljare
Nje nga projektvendimet me te rendesishme ka te beje me zbatimin e programeve te strehimit. Keshtu, sipas bashkise, sot pritet te miratohet kredia per persona, ndersa 30 te tjere perfitojne bonos mujor strehimi. Familjet qe aplikojne per keto programe duhet te paraqesin ne Bashkine e Tiranes nje dosje te plote me dokumente. Disa prej dokumenteve qe duhet te dorezohen jane: vertetim per te ardhurat neto te familjes; vertetim nga Zyra e Ndihmes Ekonomike nga njesia bashkiake, nese perfitojne nga programi i ndihmes ekonomike; vertetim nga zyrat e punes, per personat e perfshire ne programin e pageses se papunesise; vertetim nga sigurimet shoqerore per personat ne pension. Keta qytetare duhet te marrin edhe vendime nga hipoteka. Ku te vertetohet nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, nese familja ka ne pronesi banese a mjedis qe te perdoret si i tille; per siperfaqen e prones qe zoteron familja, kur banesa eshte me sip. nen normat ne fuqi te strehimit; vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme e vendit te origjines, se nuk figuron e regjistruar asnje prone, e cila mund te perdoret per strehim per familjet qe kane ndryshuar vendbanim. Si dhe dokumentet e tjera duhet te merren nga gjendja civile, ku keto familje rezultojne te regjistruara. Te cilat jane: Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, per efekt te llogaritjes se moshes per ciftet e reja
Disa nga projektvendimet:
Miratimi i buxhetit 2013-2015
Plani urbanistik i Tiranes
Vendosja e kamerave ne shkolla
Kredi te buta dhe bono strehimi
Perjashtimi nga taksat per disa kategori
Vendosja e taksave per antenat celulare