E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati huazimi për Pepe Reinan

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina është afër largimit nga skuadra pas disa vitesh. Portieri i njohur spanjoll është i vendosur për tu bashkuar me ish trajnerin e Liverpoolit, Rafa Benitez te skuadra e Napolit.

Sipas disa mediave, Reina ka arritur marrëveshje me Napolin ku do të huazohet për një edicion. Reina mund të humbasë këtë edicion vendin e titullarit te Liverpool pas ardhjes së portierit belg, Simon Mignolet./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›