E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koblenci, ekipi qe bashkon viset shqiptare ne Gjermani

Aranit Muraci

Trajneri i ekipit te Koblencit ne Gjermani, Rapolder eshte i lidhur ngushte me Shqiperine. Kur drejtonte Arminian e Bielfildit, Rapolder kishte ne skuader tre shqiptare, Ervin Skelen, Fatmir Vaten dhe Klodian Duron. Ai merrej vesh shume mire me lojtaret, qe ne ate kohe luanin ne bundeslige e pare dhe benin gjithashtu pjese ne radhet e kombetares sone. Rapolder pas marrjes se Koblencit ne Bundesligen e dyte gjermane, nuk ka nguruar qe te ftoje serish dhe te kete tre lojtare shqiptare ne skuadren e tij te radhes. Aktualisht ekipi i Koblencit aktivizon me shume lojtare shqiptare, se cdo klub tjeter evropian. Para se te mberrinte gati dy muaj me pare edhe vlonjati Ervin Skela, ne radhet e ketij ekipi, ne kampin e Koblencint aktivizoheshin dy lojtare te tjere me origjine nga viset e Kosoves, Shqiprim Skeraj dhe Njazi Kuqi. Skeraj eshte lojtar kosovar dhe pretendon qe te veshe fanellen e Gjermanise, pasi ka milituar me ekipet e moshave te ketij vendi. Ai pothuajse te gjithe karrieren e tij e ka kaluar ne moshat e disa klubeve ne Gjermani dhe ka nisur qe te aktivizohet gjate ketij edicioni, duke shenuar emrin se nje emer i perspektives. Skeraj eshte nje nder kosovaret e shumte qe kane nisur karrieren e tyre futbollistike ne vende te tjera evropiane dhe pasi talenti i tyre spikat, bien pre e kombetareve te ndryshme evropiane. Sulmuesi Njazi Kuqi, aktivizohet titullar me Koblenc dhe ka shenuar golat e fundit te fitores per ekipin tij, Njaziu eshte vellai i Shefki Kuqit, nje ish-lojtar i kombetares se Finlandes dhe qe ka luajtur me disa klube te njohura ne Evrope. Dy lojtaret ne fjale, bashke me Skelen kane formuar nje "koloni" shqiptare ne Bundesligen e dyte gjermane. Gjate viteve te fundit, kampionati gjerman ka pritur lojtare te shumte shqiptare. Ky eshte sezoni me i varfer i lojtareve tane ne Gjermani, pasi dy futbollistet qe vazhdojne karrieren e tyre ne Bundeslige, Altin Lala dhe Jahmir Hyka, pothuajse nuk jane aktivizuar fare ne ndeshjet e deritanishme.

Sulmuesit

Arminia e Bilefildit, ku ben pjese edhe sulmuesi Besart Berisha, luajti dje perballe Kaizerslautenin. Sulmuesi mbeti serish jashte formacionit, duke ndjekur shembullin e Kapllanit, qe nuk po aktivizohet me Augsburgun.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›