Partizani, pret tre piket ne tavoline
Partizani depozitoi te gjithe ankesat per ndeshjen e fundit qe eshte zhvilluar ne Memaliaj dhe neser pritet qe Komisioni i Disiplines, te vendose nese do te jepet fitorja ne tavoline apo jo. Trajneri i te kuqve, Skerdi Bejzade dhe kapiteni i ekipit, Luan Pinari kane takuar edhe drejtuesit e FSHF-se, te cilave iu kane paraqitur provat, qe sipas tyre ndikuan ne fund teksa Partizani lejoi prej presionit te madh, qe vendasit te barazonin shifrat ne 1-1. Memaliaj barazoi ne fund te takimit dhe protesta e te kuqve pas ndeshjes ka shkuar deri ne FSHF. Disiplina deri tani ka dhene vetem nje ndeshje ne tavoline, ate mes Sopotit dhe Elbasanit. Keta te fundit moren tre piket ne tavoline, pas fitores se Sopotit, por qe u cilesua e pavlefshme, per shkak te incidenteve.