Tirana fiton ne Vlore, vihet ne ndjekje te Beses e Dinamos
Tirana fitoi 2-0 ndaj Flamurtarit te Vlores, duke i kthyer reston vlonjateve, qe i kishin mundur ne "Qemal Stafa", ne perballjen e pare te ketij sezoni. Ndeshja mbyllese e javes se12-te perfundoi me fitoren e kampioneve ne fuqi, te cilet ndjekin Dinamon dhe Besen, ne krye te klasifikimit. Tirana ka ndjekur hapin pozitiv te Dinamos dhe te Beses, ekipe qe kishin fituar ndeshjet e tyre respektive. Edhe Apolonia fitoi nje dite me pare me Teuten ne Durres, keshtu qe ndeshjet e javes se fundit nuk kane ndryshuar pozitat ne krye te klasifikimit. Bardheblute i shenuan te dy gola ne pjesen e dyte te ndeshjes, me ane te Jetmir Sefajt, vetem shtate minuta pas fillimit te 45 minutave te dyta dhe ne minuten e fundit te ndeshjes, Julian Ahmataj, qe e kishte nisur nga stoli kete takim, realizoi golin e dyte. Nje fitore e merituar, pasi edhe loja eshte sunduar nga kryeqytetasit. Kapiteni i Tiranes, Devi Muka goditi traversen, nderkohe qe bardheblute kishin edhe raste te tjera per te shenuar ne porten kundershtare. Sakaq, Flamurtari i Gugash Maganit, pas humbjes se radhes ndihen i kercenuar ne fund te klasifikimit. Vlonjatet do t'i bejne llogarite me kryesuesit e kampionatit, Dinamon, qe nuk njeh asnje humbje dhe asnje barazim ne 12 ndeshjet e para te ketij kampionati. Nga ana tjeter, Tirana do te kete nje tjeter prove te veshtire ne javen e ardhshme, ku do te vihet perballe Skenderbeut te Korces.
20 pike
Tirana me fitoren e djeshme qe shenoi ne Vlore, eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve, ose ndodhet 12 pike pas Dinamos, qe kryeson kampionatin. Besa vazhdon qe te jete ne vendin e dyte dhe ka dy pike me teper se Tirana.
20 pike
Tirana me fitoren e djeshme qe shenoi ne Vlore, eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve, ose ndodhet 12 pike pas Dinamos, qe kryeson kampionatin. Besa vazhdon qe te jete ne vendin e dyte dhe ka dy pike me teper se Tirana.