Bastet "tkurrin" Kinen, FIFA e klasifikon afer me kuqezinjte
President kinez Hu Jintao, eshte shprehur i shqetesuar me paraqitjet e kombetares se Kines, teksa mediat raportojne se vendi aziatik eshte perfshire ne skandalin e basteve. Kina ndodhet mes Kubes dhe Shqiperise, ne klasifikimin e FIFA-s dhe pozitat ne fjale kane sjelle reagime te ashpra te medieve dhe analisteve, qe akuzojne se korruptimi, manipulimi dhe fiksimi i ndeshjeve ka demtuar rende futbollin kinez. Deri tani raportohet se jane arrestuar rreth 16 persona, te perfshire ne skandalin e fundit qe ka shperthyer per fiksimin e ndeshjeve. Kampionati kinez dhe ekipi kombetar i ketij vendi, dyshohet se kane fiksuar rezultatet e kaluara, duke pasur nje renie te dukshme ne rezultate, cka ka sjelle edhe nderhyrjen e autoriteteve me te larte te shtetit te Kines.