Ministria e Punes, takime me donatoret per ndihma mbi projektet

Tiranë, 23 mars, 11:23, NOA - Ministria Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të KE, BE, OKB, UNICEF, UNFPA, British Consil, Austria Corporation etj, në rolin e donatorëve, për t’u kërkuar atyre mbështetjen mbi realizimin e disa projekteve në punësim, mbrojtje sociale, emigracion, etj.
Nga ana e tij, zv/ministri i Punës Kastriot Sulka, prezantoi strategjitë afatmesme në disa fusha, duke u përqendruar në objektivat e përcaktuara dhe rrugët e parashikuara për realizmin e tyre.
Ai vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në vazhdimësi me donatorët, por u shpreh se “është e rëndësishme që mbështetja e donatorëve të jetë e koordinuar dhe të mos ketë përplasje apo mbivendosje projektesh”.
Ai kërkoi në mënyrë direkte mbështetjen e donatorëve edhe për politikat e punësimit në Shqipërisë.
Nga ana e tyre, donatorët shprehën interes për njohjen më të mirë të politikave dhe strategjive të zbatuara nga ministria e Punës në fushën e punësimit, mbrojtjes sociale dhe emigracionit duke drejtuar pyetje dhe kërkuar informacion më të detajuar.
n.e/NOA